Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Kryemadhi është parë sërish e shoqëruar nga vajza e saj.
Ndërkohë që nuk është ndalur për të komentuar rreth paraqitjes së saj, Kryemadhi ka dhënë vetëm një koment të shkurtër për gazetarët, duke thënë se ka shkuar për të marrë letrat e SHIK-ut.
Ndaj deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, ndërsa ish-bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta, ishte vendosur nën hetim pasuror njëherazi si kreu i PL, i arrestuar me urdhër të SPAK. Një javë më parë, Kryemadhi ankimoi vendimin e GJKKO-së që i sekuestroi dy vila tek “Kodra e Diellit”.
Kryemadhi është aktualisht nën hetim për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.