Policia e Kubinit ka arrestuar një 43-vjeçar te identifikuar si Gentian Diva banues në Fushë Mamurras,i cili lëvizte me mjet prerës thikë në qytet, duke krijuar panik te qytetarët.Ky person rezulton i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë.

Gentian Diva kishte kërcënuar disa qytetarë, dëmtuar një automjet dhe terrorizuar klientët e një lokali. Gjatë arrestimit, Policia gjeti dhe sekuestroi një thikë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike të dyshuar Cannabis.

‘Shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Rekordet”, kanë kapur dhe vënë në pranga  personin e denoncuar nga qytetarët, shtetasin  me iniciale G. D., 43 vjeç, banues në Fushë Mamurras. 43-vjeçari i kapur, i dënuar  më parë për vjedhje me armë dhe për tentativë për grabitje në bankë. Ky shtetas  ka kërcënuar disa qytetarë, pa asnjë shkak, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka terrorizuar klientët në një lokal. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën dhe iu sekuestruan një  mjet prerës(thikë), municion luftarak dhe një sasi Cannabisi.’, njofton policia.

Ndërkohë materialet procedurale janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights