Rama ne kryesine e ps

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i kënaqur që revolucionin digjital në rajon, pothuajse e mbulon gjuha shqipe.  Në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Rama tha se konferencë është i pranishëm edhe kreu i AKSH-it të Kosovës, por nuk është pjesë e panelit, për shkak të nivelit politik të konferencës.

Rama shtoi se në mandatin e katër të qeverisjes së PS-së, prokurimet publike do të arrijnë të realizohen 90% nga Inteligjenca Artificiale. Ai tha se pastrimi i parave është një tjetër pikë ku na godasin rregullisht me shkopin e mësuesit, teksa i referohet ndërkombëtarëve.  Rama tha se kemi lënë mbrapa bashkë me disa vende të tjera në atë që është një tjetër.

Megjithatë, ai tha se nuk është ende i kënaqur dhe se i mirëpret të gjitha goditjet dhe leksionet “sepse duam të bëhemi shumë më të mirë”. Kryeministri Edi Rama tha sot se ambicia e qeverisë është që në të ardhmen e afërt në vend të prodhohen letrat me vlerë.  Rama tha se pritet të firmoset një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ai shtoi se synohet të prodhojmë të gjitha llojet e letrave me vlerë përfshirë edhe të gjithë çfarë ka në botën dixhitale sa i përket identifikimit përmes telefonit dhe jo më përmes një karte ID.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights