640 0 1712084303xgazment bardhi 841

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetet sociale pas zbardhjes së opinionit të Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. Bardhi thotë se opinioni profesional konfirmon edhe njëherë që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor.

Ai shton se Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Bardhit, në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare. Bardhi po ashtu thotë se mashtrimi i Kryetares së Kuvendit me lajme fake të shpërndarë disa ditë më parë doli zbuluar.

Sipasj tij, Komisioni i Venecias i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights