Vrasja makabre në Greqi, ku Alba Cenko u vra nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko, ka tronditur opinionin shqiptar dhe atë grek. 39-vjeçari pasi e vrau me çekiç të shoqen dhe e mbyti, fshehu trupin e pajetë të 32-vjeçares për një javë në papafingon e banesës së tyre.
Ndërkohë detaje të reja dalin në dritë nga dëshmitë e familjarëve të viktimës, ku në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 vjehrra e motrës së Albës tha se nusja e saj dyshoi që në fillim.
Ajo ka zbuluar se nusja e saj, motra e viktimës, kishte dyshuar në mesazhet e shkëmbyera me autorin, duke theksuar mënyrën e të folurit dhe mesazhet që herë merrnin përgjigje e herë jo.
