Me urdhër të prokurorit të SPAK, Ols Dado, agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle jo vetëm në shtëpinë e Erion Veliajt.
Edhe në bashkinë e Tiranës kanë shkuar agjentë të BKH-së për kontroll. Por këtu nuk dihet nëse është arritur të bëhet kontrolli, pasi për të kontrolluar zyrën duhet të jetë i pranishëm dhe vetë Veliaj, i cili ndodhet jashtë vendit, në Hamburg, Gjermani.
Disa agjentë kanë shkuar edhe në selinë e galerisë ‘Harabel’ që ndodhet në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ku kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisa në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Në lidhje me galerinë ‘Harabel’ janë bërë denoncime të shumta, se ka bërë pastrim parash.