if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

 Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat është shprehur se kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ciklin e pushtetit.

I ndalur tek zgjedhjet lokale të 14 majit, Berisha tha se kushdo që do të mundohet të prekë votën do të dënohet rëndë.

“Qëkur doli nga spitali, i ka ngel zorra e trashë në gojë. Rama e mbyll ciklin e pushtetit në këtë rast. Çdo kriminel elektoral do të mbahet përgjegjës deri në ditën e fundit.

I garantoj ata që kryejnë krime elektorale se për këtë vepër penale do të ndiqen deri në fund. I bëj thirrje administratës të mos bëhen pjesë e kësaj skemë.

Çdo shkelje ligji do të shoqërohet me pasoja shumë të rënda mbrapa. Krimi elektoral do të shpallet krim i rëndë dhe parashkrimi do të hiqet, nuk do të ekzistojnë. Ata që marrin pjesë të vrasin votën e lirë, do të ndëshkohen shumë rëndë”, ka thënë Berisha.

“Zonja Sako për të vjedhur nuk lë ligj pa thyer. Nuk lë standard pa shkelmuar. Hidrovori i Durrësit është simboli i zi i vjedhjeve të saj. Investimi për hidrovorin e Durrësit u trajtua si rindërtim dhe u prokurua me fondet e rindërtimit të tërmetit.

Imagjinoni ju se çfarë bëjnë këta me qytetarët. Projekti filloi si përforcim në rindërtim duke shpërdoruar fondet publike.

U ndryshua pozicioni i vendosjes së godinës ekzistuese të hidrovorit, në një zonë pranë Porto Romanos duke rritur kostot e investimit. Shpenzime të përllogaritura nga bashkia e Durrësit shkojnë në 26 mln euro vetëm për të vjedhur. Vetëm Projekti për rehabilitim e infrastrukturës ka kushtuar 7.2 mln euro.

Prokurimi ishte fiktiv. Sako është me një vepër të rëndë, kemi të bëjmë me një histori veprash penale.

Kjo zonjë vendin e ka të paktën në hetim të thellë nga SKAP-i. Por këtë nuk e lejon Edi Rama, megjithatë ne këto ditë do të dorëzojmë në SKAP për ndjekje penale edhe zonjë Sako.

“Të gjitha këto kanë kontrast të madh me krahun tjetër. Siç e shihni, bota pa censurë, që është bota dixhitale, zien e tëra për opozitën. Para se të vija këtu, në një votim prej 12 mijë vetësh në portalin e studentëve, 69% votonin Belind Këlliçin. Rinia e tëra pas tij, ndërkohë, po nga bota dixhitale, javën që kaloi largfalsi e mbylli me indeksin më të lartë të neverisë në mediat sociale.

Indeks, i cili ishte 20 herë ose dhe më shumë më i lartë sesa rivali i tij, që kishte pëlqyeshmëri të larta. Ajo çka shpreh mendimin reale të qytetarëve faktohet si një triumf i padiskutueshëm i opozitës. Edhe një herë, dënoj me forcën më të madhe refuzimin e ballafaqimin e kandidatëve nga Edi Rama, si një akt të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve shqiptarë.

Akt i pashembullt! Edi Rama nuk i nxjerr dot në studio sepse mbi ta rëndojnë dhjetëra qindra euro fatura vjedhjeje, në projektet nga më të ndryshmet. Në këto kushte, kjo është thirrja e përsëritur e imja. Iu bëj thirrje mediave që të ftojnë kandidatët dhe të lënë karrigen boshë të kandidatit që nuk do të paraqitet.

Sikundër përsëris ftesën ndaj Edi Ramës që të vijë në debat, të paraqesë para shqiptarëve gjithçka ai konsideron që i shërben interesit të pushtetit të tij. Ai nuk vjen dot. Unë e bëj këtë, por jam i bindur se ai nuk mund të vijë në debat. Rëndojnë afera mbi shpatullat e tij. Unë ia nxjerr dokumentet një nga një.

Ai duhet të vijë në debat dhe të paraqesim të gjitha problematikat. Unë do i rreshtoja atij jo vetëm vjedhjet me firmat tij paf-paf paf, e fap fap fap, dhe vjedhjet e familjarëve të tij.”, tha Berisha.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights