Bordi i Transparencës është mbledhur të premten duke vendosur që të ndryshojë sërish çmimin e karburanteve në vend.
Në mbledhjen e tij Bordi vendosi që:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri, nga 177 që ishte, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, nga 178 që ishte, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 66 lekë/litri me pakicë, nga 75 që ishte, dhe i shitjes me shumicë 54 lekë/litër për automjetet.
https://www.facebook.com/blueledED/