if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

 Shoqërohen në polici 6 persona për të dëshmuar në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Aoko.

 
mësohet se në polici është shoqëruar shoferi i kazinosë Rodin Barçi si edhe disa shokë të tij. Barçi e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej në gjendje të rëndë.
 

Barçi ka qenë edhe më herët i shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për faktin se një nga dëshmitë e të afërmve, konkretisht të shoqes së 22 vjeçares, theksohet se kanë pasur një lidhje intime.

Ky fakt nuk është mohuar nga shoferi i kazinosë por ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.

22 vjeçarja u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte prej kohësh në rrugën “Pandeli Evangjeli” në Tiranë në vitin 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino por në gusht të vitit të kaluar, u gjet pranë godinës ku jetonte prej muajsh.

Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte.

Që atëherë keniania ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik.

Pas disa muajsh, ajo u kthye në Kenia bashkë me të ëmën, ku edhe ndërroi jetë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights