Presidenti i Ukraines Volodymyr Zelensky u shpreh i zhgenjyer nga telefonata e kancelarit gjerman Olaf Scholz me presidentin Rus Vladimir Putin të premten. Sipas Zelenskit kjo telefonate hapi kutine e pandores që minoi përpjekjet për të izoluar Vladimir Putinin dhe për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë me një “paqe të drejtë”.

“Telefonata e Olaf, për mendimin tim, është kuti e Pandorës. Tani mund të ketë edhe telefonata te tjera. kjo është pikërisht ajo që Putini ka dashur prej kohësh. Eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme për të që të dobësojë izolimin e tij dhe të zhvillojë negociata të zakonshme që nuk do të përfundojnë me asgjë”.

Zelenskiy tha se Moska kishte përdorur vazhdimisht negociatat për të çuar përpara interesat e saj në kurriz të Ukrainës.

“Kjo i dha Rusisë mundësinë që të mos ndryshojë asgjë në politikën e saj, të mos bëjë asgjë në thelb dhe kjo është pikërisht ajo që çoi në këtë luftë”,

Sipas burimeve të brendshme nga qeveria e kancelarit Scholz gjatë bisedës telefonike me presidentin rus Putin kishte dënuar luftën e agresionit kundër Ukrainës, “e cila prej më shumë se 1.000 ditësh ka sjellë vdekje, vuajtje dhe shkatërrim në Ukrainë”. “Kancelari dënoi veçanërisht sulmet ajrore ruse kundër infrastrukturës civile në Ukrainë,” thanë burimet.

Po ashtu thuhet se kancelari gjerman i bëri thirrje Putinit që të tërheqë trupat ruse nga Ukraina dhe “kërkoi nga Rusia gatishmëri për negociata serioze me Ukrainën për të arritur një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights