Kryeministri, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste,   Edi Rama e cilësoi sot rritjen historike të pagave në Shqipëri një operacion masiv financiar për të fuqizuar ekonominë e qytetarëve.

Në vijim të rrugëtimit të gjelbër drejt 14 majit, nga Gjirokastra, Rama tha se këtu nuk vijmë thjesht për të vënë theksin tek punët që kemi bërë në nivelin vendor por edhe me supet e lehtësuara nga një barrë shumë e madhe që ka të bëjë me pagat dhe të ardhurat e familjeve.

“Sot, falë gjithë përpjekjeve, mundimeve dhe sakrificave të njerëzve që kanë mbështetur e pranuar reformat tona, ne kemi filluar rritjen më të lartë historike të pagave në Shqipëri, e cila sot ka nisur konkretisht”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “në harkun prill 2023-prill 2024 paga mesatare e atyre që kontribuojnë në sektorin publik të jetë 900 euro nga 530 euro që e kemi pasur para nisjes së këtij operacioni masiv financiar për të fuqizuar ekonominë e qytetarëve”.

“Kjo e shoqëruar edhe me rritjen më të madhe të pagave në sektorin privat. Kemi çuar në 40 mijë lekë pagën minimale përtej parashikimit të programit tonë por edhe të palës tjetër. Ne sot e kemi 40 mijë lekë, duam ta kemi 45 mijë deri në fund të mandatit, por ambicia jonë është të shkojmë në 60 mijë lekë  pagë minimale. Pa këtë detyra jonë është e papërmbushur. Po ashtu me të ardhurat për frymë, pa shkuar në 10 mijë euro për frymë detyra jonë është e papërfunduar”, tha Rama.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights