Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO per 4 të pandehurit për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj dhe miqve Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia.
Për Klevis Allen është pushuar akuza e krijimit të kushteve për të kryer vrasje, por serish mbetet ne fuqi dënimi me 25 vite burgim për të.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Engert Pëllumbi (anëtar), më datë 14.11.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 17.09.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve/të pandehurve K.A., E.D., kundër vendimit nr. 22, datë 02.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
1. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.N., për veprën penale “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave B.H., V.H., D.Sh., A.A., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 79/d/dh, 278/1, në lidhje me nenet 28, pika 4, 334, pika 1 të Kodit Penal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal, pasi nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer veprat penale për të cilat akuzohet.
1.1. Heqjen e masës së sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për të pandehurin A.N. dhe lirimin e tij të menjëhershëm, nëse nuk mbahet me masë sigurimi “arrest në burg” për ndonjë fakt tjetër penal.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale të “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, e kryer më shumë se një herë, në dëm të viktimave B.H., V.H., D.Sh., A.A., kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal” parashikuar përkatësisht nga nenet 79/d/dh, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
2.2. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi strukturuar kriminal”, parashikuar përkatësisht nga nenet 278, paragrafi i parë, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim.
2.3. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
2.4. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 80 dhe 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
2.5. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim, në dëm të viktimave M.J. dhe A.Ç., parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
2.6. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit K.A. me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
2.7. Në mbështetje të nenit 15, 16 pika 1, gërma a) të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri K.A., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Lartë dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh. për veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.Xh. për veprën penale të “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
3.2. Në aplikim të nenit 55, paragrafi i parë i Kodit Penal, bashkimin e dënimeve dhe dënimin përfundimisht të të pandehurit B.Xh. me 6 (gjashtë) vjet burgim.
3.3. Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri B.Xh., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.
4. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.D. për veprën penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 80 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
4.1. Në mbështetje të nenit 15, 18 të ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, këtë dënim, i pandehuri E.D., ta kryejë në një Institucion të Sigurisë së Zakonshme dhe llogaritja e dënimit fillon nga dita e arrestimit të tij.