Ferizaj1

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Ferizaj ditën e hënë, ku një person sulmoi me thikë katër persona në tri zona të ndryshme të qytetit. Mirëpo, lidhur me rastin, Policia fillimisht ka arrestuar një person, e i cili më pas është liruar pasi ka rezultuar se ai u arrestua gabimisht. Lajmin e ka konfirmuar Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Ferizaj. “Ditën e hënë është arrestuar një person por më pas është liruar, pasi nuk ka qenë ai i dyshuari. Sot gjatë ditës është arrestuar i dyshuari tjetër, i cili është dërguar në paraburgim. Ndaj tij është iniciuar rasti ‘”Vrasje e rëndë në tentativë’”, tha ajo. Gjithashtu, Baftiu ka bërë të ditur se i dyshuari më herët ka qenë në burg, i dënuar për vrasje. I dyshuari është me inicialet F.I, viti i lindjes 1962. Viktimat e sulmit janë duke u trajtuar në QKUK dhe Spitalin e Ferizajt. Sulmin e ka dënuar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka pohuar se lajmi për plagosjen e qytetarëve është tronditës. “Tronditës, lajmi për therjen e 4 qytetarëve – kalimtarë rasti në Ferizaj, dy prej të lënduarve të moshës minore e dy të tjerë të moshës madhore. Kryesi i këtij akti kriminal, brenda pak minutave është vënë nën prangat e Policisë. Tani drejtësia do të thotë fjalën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights