Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Seanca e Kuvendit 770x434

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një propozim lidhur me ndryshimet në Buxhetin e Shtetit.

Më konkretisht PD propozon shtimin e fondit prej 600 mln lekësh që do të përdoret për rimbursimin e shpenzimeve për protezat e rikonstruksionit të gjirit dhe paruket për gratë e diagnostikuara dhe në trajtim mjekësor ndaj kancerit të gjirit.

Gjithashtu 9 deputete të PD-së kërkojnë çeljen e një fondi të posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratorë në QSUT. Në propozim thuhet se ky fond parashikon të përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen me qëllim funksionimin e pandërprerë të këtyre pajisjeve.

Sipas PD-së, kjo pajisje mund të evidentojë format e kancerit në fazat e hershme, ndërkohë që sot nuk e marrin këtë shërbim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights