Rreth një muaj pasi mbushi 100 vjeç, ish-presidenti Jimmy Carter mori nominimin e tij të 10-të për çmimin Grammy për albumin e tij të fundit të folur “Të dielat e fundit në Plains: A Centennial Celebration”.

Albumi me 10 këngë përmban interpretime të këngëve klasike si “America the Beautiful” dhe “Amazing Grace”, të kënduara nga Darius Rucker dhe LeAnn Rimes dhe përfshin regjistrime nga mësimet e shkollës së së dielës së Carter në kishën baptiste ”Maranatha” në qytetin e tij Plains, Xhorxhia.

Albumi, i publikuar nga ”Virgin Music” në gusht, prek rëndësinë e dashurisë, mirësisë, faljes dhe pajtimit.

“Le të festojmë dhe nderojmë urtësinë e jashtëzakonshme të presidentit Carter përmes fuqisë ngazëllyese të muzikës”, tha Kabir Sehgal, një mik i vjetër i familjes Carter që orkestroi muzikën.

 

”Mësimet e tij na kanë frymëzuar të gjithëve. Muzika është një medium i përsosur për të shprehur gëzimin dhe mirënjohjen që ndjejmë për të”, shtoi Sehgal.

 

Të premten u shpallën të nominuarit për çmimet Grammy 2025.

”Albumi do t’i siguronte Carterit fitoren e katërt të Grammy dhe do ta bënte atë fituesin më të moshuar të Grammy – një rekord që aktualisht mbahet nga pianisti bluz Pinetop Perkins, i cili fitoi në moshën 97-vjeçare”, sipas ”Los Angeles Times”.

Fitorja më e fundit e Carterit ishte në 2019-ën në çmimet vjetore të 61-të për albumin e tij “Faith – A Journey for All”.

Carter fitoi në të njëjtën kategori në 2016 për “A Full Life: Reflections at Ninety” dhe në 2007 për “Vlerat tona të Rrezikuara: Kriza Morale e Amerikës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights