Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka reaguar në lidhje me zjarrin e rënë në fushën e grumbullimit të mbetjeve të inceneratorit të Elbasanit.
Në një postim në Facebook, Sula shprehet se ky është një krim mjedisor, duke nënkuptuar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ai shton se po i merren paratë qytetarëve për t’i mbytur me tym kancerogjen.