Grupi The Beatles, është nominuar në dy kategori të çmimeve “Grammy 2025” me këngën e tyre të ripërpunuar, “Now and Then”.

Kjo u bë e ditur nga ceremonia prestigjioze, e cila shpalli nominimet të premten. Hera e fundit kur The Beatles u nominuan në “Grammy Awards” ka qenë në vitin 1997, kur fituan tre çmime.

Kënga “Now and Then”, madje u nominua për njërin prej çmimeve kryesore siç është regjistrimi i vitit (record of year) dhe po ashtu për kategorinë performancës më të mirë rock.

Projekti fillimisht është shkruar nga i ndjeri John Lennon, i cili vdiq në vitin 1980 dhe përmban vokalin origjinal që Lennon regjistroi në vitin 1970 e që me anë të inteligjencës artificiale u përdor në ripërpunimin e ri.

 

Kënga përmban orkestrim të ri nga dy anëtarët e mbijetuar të bendit, McCartney dhe Ringo Starr. Projekti “Now and Then” fillimisht demo e kahmotshme, u lansua si ripërpunim në vitin 2023.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights