Versioni i fundit i një furgoni nga Volkswagen u zbulua në shtator në ekspozitën IAA Transportation në Gjermani, por tani kompania ka njoftuar detaje të mëtejshme të modelit të ri hibrid plug-in, duke përfshirë gamën dhe specifikimet të paktën për tregun evropian.
Bëhet e ditur se Volkswagen ka vënë në shitje Multivan eHybrid 4Motion në Evropë, me një çmim prej 70,668 Euro.