Familjaret e dy viktimave të rrëmbyer dhe të zhdukur në 6 prill në Sarandës po protestojnë para Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tre përfaqësues kanë hyrë brenda dhe po priten nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku.
Kush janë të zhdukurit?
1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjec. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet nje sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.
Familjarët e dy të zhdukurve nga Saranda, Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit janë në protestë, por pa asnjë shpresë se dy 46 vjeçarët mund të jenë gjallë. Ata kërkojnë që të zbulohet nga drejtësia nëse nuk jetojnë më që familjet të qetësohen dhe të kenë ku të prehen të dashurit e tyre. I pyetur nga gazetari Sokol Dema, familjari u shpreh se dyshimet janë tek prona që u shit dy herë.
“Kamerat sipas tyre nuk funksiononin, 7 ditë humbën kohën. Ata u kanë gjetur vendin. Kjo histori mori përmasa ditën e 10 dhe 12.
Nëse shteti ka dashamirësi ta bëjë thjesht, të paktën të flasin privatisht të qetësojnë familjet. Shanset janë zero. Dyshimet janë tek prona që u shit dy herë, mund të jetë nxitje nga njerëz të dytë apo të tretë. Kanë thënë hiqeni qafe se me një person të tillë s’merreni dot.”- tha një prej të afërmve
“Nëse kanë vdekur të paktën të na thonë dhe t’u hedhim një dorë dhé”- kjo ka qenë një ndër kërkesat të afërmve të Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovarit, dy 46-vjeçarët e zhdukur në Sarandë.
“Ata nuk kanë pasur konflikte, ndryshe s’do dilnin rrugëve. Nuk e kuptojmë pse policia ka nërprerë kërkimet.”.- thanë ata.
Thodhori dhe Sulovari janë konsideruar si të zhdukur që prej datës 12 prill.