Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

Policia ka identifikuar dhe është në kërkim të autorit të dyshuar për vrasjes e 51 vjeçarit, Petrit Vuksani në Shkodër.

Sipas policisë autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Lekë Vuksani, i cili është dhe kushëri me viktimën.

51 vjeçari nuk është i njohur si një person problematik, duke bërë që ngjarja të ketë tronditur banorët dhe fqinjët e viktimës.

Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V.

Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V”, thuhet në njoftimin e policisë.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights