Gjykata në Britaninë e Madhe refuzon të arrestojë
shtetasin anglez Harry Simpson. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se
Simpson është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja e tij
në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me arsyetimin se
nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë pasur rol në ekzekutim

 

Një nga personat e shpallur në kërkim nga Shqipëria
lidhur me vrasjen e Ardian Nikulajt, Gjykata Angleze refuzon ta arrestojë.

Burime nga grupi hetimor, konfirmojnë se shtetasi
Harry Simpson, është lokalizuar në Britaninë e Madhe dhe është kërkuar vendosja
e tij në pranga, por gjykata ka refuzuar të firmosë urdhër-arrestin, me
arsyetimin se nuk krijohet bindja e arsyeshme që të ketë patur rol në
ekzekutim.

Këtë të premte, katërshja e arrestuar, dolën para
gjykatës së specializuar për ekstradimet me disa kërkesa. Përkatësisht Edmond
Haxhia, Steven Hunt dhe Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman kërkojnë liri me
kusht
kundrejt bllokimit të pasaportës, monitorimit elektronik, paraqitjes çdo
javë në një stacion policie dhe garancive pasurore.

Por nga ana tjetër, organi i akuzës në Britaninë e
Madhe kërkon të mos pranohen kërkesat e këtyre shtetasve, duke insistuar në
ekstradimin e tyre për tu përballur me drejtësinë shqiptare.

Nga ana e gjykatës londineze, nuk ka ende
informacion mbi vendimmarrjen e saj për këtë çështje. Për ngjarjen e mesditës
së 19 prillit në resortin “Koral”, mbetet në kërkim Ruben Saraiva,
shtetasi portugez që për autoritetet shqiptare, është ekzekutori i Nikulajt.

Për të ka dyshime se vijon të jetë në Greqi pasi nuk
ka asnjë dalje jashtë shtetit fqinj të regjistruar në sistemin e pikave
doganore me ndonjë shtet tjetër.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights