if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
900 0 5b903149c19aaf900c8c90482aff6464 770x433

Policia e Elbasanit ka publikuar detaje lidhur me operacionin e koduar “Teza” që çoi në arrestimin e 6 pedagogëve, një tjetër u shpall në kërkim, si dhe arrestimin e një shtetasi që luante rolin e sekserit.

Një ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë u arrestuan pedagogët Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha, Lënda dhe Monika Hodaj, ndërsa u shpall në kërkim Edlira Gugu.

Gjithashtu u arrestua edhe shtetasi Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit.

Policia në njoftimin e saj bëri të ditur se pedagogët kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazment Hodaj.

Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tezat e provimeve të studentes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights