Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër institucioneve të drejtësisë ku i ka kërkuar koordinimin e punës për parandalimin e incidenteve dhe krimeve zgjedhore. Letra e KQZ-së është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, asaj të Posaçme si dhe Policisë së Shtetit. Celibashi kërkon evidentimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve. Ndër të tjera në letër kërkohet që masat të zbatohen nga kjo e enjte deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes institucioneve të rendit dhe të drejtësisë në ditët e mbetura deri në zhvillimin e zgjedhjeve dhe deri në përfundimin e numërimit.
Në shkresën e drërguar prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, kreut të SPAK Altin Dumani dhe kreut të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullakut sugjerohet të përcaktohen pikat e kontaktit për të koordinuar mbi rastet.
Në fakt në shkresë paraqitet shqetësimi për parandalimin e veprave penale mbi zgjedhjet, por edhe hetimi dhe dënimi i rasteve që do të zbulohen.
Nga ana tjetër mësohet se vetë prokuroritë si ato në rrethe, ashtu dhe SPAK, kanë ngritur grupet e posaçme të punës du
Ndërkaq vetëm së fundi janë publikuar disa raste të shitblerjes së votave.
Në një prej tyre një person ke i dhënë prioritet çështjeve zgjedhore në vend.
komunikon me telefon për të siguruar votën e katër personave kundrejt shumës së parave.
Rasti u cilësua se i përkiste një koordinatori të Partisë së Lirisë në Kuçovë, por kreu i kësaj force politike gishtin e drejtoi te mazhoranca socialiste.
Por edhe në Selenicë e në Mallakastër u denoncuan shitblerje të votave, ashtu si dhe incidente të dhunës fizike u raportuan në disa raste.
Sipas Kodit Zgjedhor dënimi për shantazhimin apo shitblerjen e votës shkon nga 1 deri në 5 vite.
Nga ana tjetër policia tashmë ka marrë në mbrojtje qendrat e votimit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights