Bombat e telekomanduara ruse kanë goditur një ndërtesë shumëkatëshe banimi në Harkiv në orët e vona të 30 tetorit, duke e vrarë një fëmijë dhe duke i plagosur 29 njerëz të tjerë, thanë zyrtarët.

Guvernatori i rajonit të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se fëmija, 11 vjeç, ishte nxjerrë nga rrënojat me lëndime të rënda në kokë, por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin.

Më herët, kryetari i qytetit të Harkivit, Ihor Terekhov, tha se “kemi të dhëna për një bombë të telekomanduar ajrore që ka goditur një ndërtesë të lartë. Ka viktima”.

Pas shpërthimit, një pjesë e Harkivit mbeti pa rrymë, sipas raporteve në rrjetet sociale.

Ndërkohë, gjatë ditës me 30 tetor, trupat ruse kryen një sulm masiv me raketa në rajonin e Odesës, tha Oleh Kiper, kreu i administratës ushtarake rajonale.

Bombat e telekomanduara dhe raketat balistike u përdorën gjatë sulmeve, sipas kanaleve të Telegramit që monitorojnë situatën.

Gjithashtu, pati një sulm në qytetin e Dnipros, tha Serhiy Lysak, kreu i administratës ushtarake rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights