Interpol Abu Dhabi ka konfirmuar arrestimin e Durim Bamit dhe pritet të ndiqet e njejta procedurë si me Plaurent Dervishajn.

Durim Bami është shpallur në kërkim nga SPAK në muajin maj, si i përfshirë në kultivimin e parcelave të drogës në zonën e Fushë-Krujës, sigurimin e kushteve për të vrarë ish-deputetin e PS në Lezhë, Arben Ndoka si dhe sigurimin e kushteve për të vrarë dy miqtë e Ervis Martinaj, Erigers Mihasin dhe Tori Xheçukën.

Bami pritet të sillet në Shqipëri me të njëjtën mënyrë si Plaurent Dervishaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights