Gramshi u
trondit mesditën e së martës nga një ngjarje e rëndë, ku 15-vjeçari Fation Bici
u vra me thikë, ndërsa u plagos kushëriri i tij.
Për ngjarjen u arrestuan në flagrancë katër
adoleshentët e përfshirë në ngjarja, ndërsa detaje të tjera bëhen me dije
lidhur me dinamikën e vrasjes së 16-vjeçarit.
Në
dosjen hetimore me dëshmitë e të miturve, mësohet se vrasësi 15-vjeçar
E. K ka pohuar se sherri mes dy grupeve fillimisht ka nisur te fusha e lodrave
në Gramsh dhe më pas është transferuar tek shkolla “Asllan Shahini”, aty ku ka
nisur dhe konflikti fizik mes tyre.
Shtetasi E. Servet. K, ka deklaruar se ka
shkuar në shkollën “4 Dëshmorët”, në fshatin Drizë, si zakonisht, së bashku me
tre shokë të tjerë.
Katër adoleshentët rreth tre muaj më parë janë
zënë tek fusha e lodrave, tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit.
Gjatë
konfrontimit tek fusha e lodrave të miturit janë sharë me njëri-tjetrin,
gjithashtu edhe herë të tjera kur shkëmbeheshin me njëri-tjetrin, adoleshentët
ofendoheshin.
Dy ditë para
ngjarjes, të mitur kanë lënë një pikë takim për tu sqaruar.
Adoleshentët
kishin me vete dorezë hekuri dhe një thikë që hapej me buton, të cilën një nga
të përfshirët e kishte blerë në internet.
Të katërt
janë takuar përpara vendit të quajtur Kosturi në Gramsh, ku pasi janë takuar,
janë nisur për te shkolla “Asllan Shahini”.
“Ishte një
konflikt që kishte mbi dy vite mes disa personave. Në momentin që ndodhi
ngjarja Fatjoni dhe ai djali gjysmë metri nga Cerunja (E.K) ishin përballë
njëri-tjetrit dhe Fationi i ka thënë ‘hiqe thikën, pse e mban në atë mënyrë’.
Fationi e ka
pyetur nëse ka pasur një vëlla më të madh dhe i kërkoi një numër të vëllait,
por ai nuk ja dha. Fatjoni i tha sërish mbylle thikën. Pasi qëndruan për pak
minuta përballë njëri-tjetrit dhe shkëmbyen fjalë, Fationi e goditi me grusht
në fytyrë. Ai djali i Cerunjës, hapi thikën dhe ja nguli në gjoks Fationit.
U afrua edhe
Marko Liçi për t’i ndarë, por ai e goditi edhe Markon me thikë në shpatull.
Fationi u largua me vrap për nga poshtë, andej nga dyqani ku kishin marrë
akullore më herët, por u rrëzua në tokë dhe aty u bë pellg me gjak”, ka
dëshmuar në polici njëri prej të arrestuarve