Shkoder 2 1 770x422

Gjykata e Shkodrës ka vendosur këtë të enjte masën e arrestit me burg për të miturin që qëlloi me thikë 15-vjeçarin Emiljano Gjoni, i cili më pas ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa jashtë gjykatës ishin të pranishëm familjarët e autorit, Klodian Kolbuçi. I mituri, i cili ishte i pranishëm gjatë seancës, nuk ka dhënë asnjë deklaratë para gjykatës. Psikologu i tij ka theksuar se ai ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe është në shok pas ngjarjes. Prokurori Ndricim Halili ka kërkuar masën e arrestit, ndërkohë që avokati i mbrojtjes ka kërkuar një masë më të butë, duke theksuar nevojën për të mbrojtur interesin më të lartë të të miturit. Ngjarja tragjike ndodhi në mbrëmjen e 14 tetorit në lagjen ‘Skënderbeg’, ku 15-vjeçari goditi me thikë disa herë bashkëmoshatarin e tij, Emiljano Gjonin, duke e lënë të shtrirë në mes të rrugës dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Një kalimtar i rastit e gjeti të miturin të shtrirë dhe të gjakosur, ende me shenja jete. Ai e transportoi menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por për fat të keq, Emiljano nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë në spital. Vetëm tre orë pas ngjarjes, forcat e policisë së Shkodrës arritën të kapnin dhe të identifikonin autorin e mitur të këtij krimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights