Një person ka mbetur i vrarë me plumb në kokë në një lokal në Kavajë. Mësohet se viktimë e këtij atentati mafioz ka mbetur Arjan Gosa, vëllai i Edmond Gosës, i vrarë një muaj më parë.
Ndërkohë janë mësuar detaje të reja për ngjarjen e rëndë ndodhur këtë mbremje në Kavajë.
Viktima Arjan Gosa ishte me të atin, po pinte kafe në një lokal dhe pranë tyre ka shkuar një person ende i paidentifikuar dhe e ka qëlluar me tek plumb pistolete në kokë.
Sipas deshmise se disa personave qe kane qene te pranishem mesohet se atentatori eshte futur ne lokal dhe i ka shkuar nga prapa viktimes duke e qelluar vetem me nje plumb pas koke me nje arme te dyshuar pistolete te cilen e kishte brenda nje cante. Me pas autori mësohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja
Ngjarja është shënuar në orën 18:00 në një lokal buze rruges afër shkollës Rilindja. ne qytetin e kavajes
Një person dyshohet se është futur në lokal dhe e ka qëlluar me armë. Persona të tjerë gjithashtu ndodheshin në lokal.
Autoritetet janë në mbledhjen e provave.
Janë sekuestruar kamerat e sigurisë gjithashtu janë shoqëruar persona që janë dëshmitarë okularë.
Hetimi e lidh këtë ngjarje, me ngjarjen e ndodhur pak muaj më parë, ku vëllai i tij u vra me shtetasin Altin Rexha.
Edmond Gosa dhe Altin Rexha vranë njëri-tjetrin pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin.
Por ngjarja sapo ka ndodhur dhe këto janë pretendime paraprake.
Në lokalin ku ka ndodhur ngjarja ka akoma prani të shumtë policore.
Njoftimi:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.
