Sheshi Nënë Tereza u kthye këtë të hënë në një arenë ku forcat e armatosura shfaqen disa prej paisjeve ushtarake

Helikopterët e Natos ishin ata që hapën ceremoninë e organizuar për nisjen e stërvitjes Defender 2023.
Forcat ajrore iu bashkëngjitën trupave të Kosovës, SHBA-ve dhe vendeve të tjera të NATO-s.
Në stenda u paraqitën armatime e përdorura nga këmbësoria, ku nuk munguan snajperët dhe automatikë të ndryshëm.


Nuk munguan as pjesëmarrësit që kërkuan t’i shikonin më nga afër armët.
Robotët dhe paisjet minakërkuese, por edhe veshjet e polumbarëve dhe ato të shpëtimit ishin të hapura për publikun

Dronë të ndryshëm me kamera të posaçme u bënë pjesë e stendave.

Makinat me mitrolozë të rëndë u zhvendosën nga repartet ushtarake në qendër të kryeqytetit, e nga nesër do të jenë në terren aty ku do të zhvillohet stërvitja më e madhe e NATO, aktivitet që zhvillohet kur rusia ende vijon sulmin në territorin e Ukrainës.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights