Kryesia dhe grupi parlamentar demokrat nisi sot analizën e zgjedhjeve lokale të 14 majit, por mbledhja e sotme u fokusua tek parregullsitë e procesit. Lideri i opozitës, Sali Berisha, listoi ndërhyrjet e qeverise për të deformuar vullnetin e shqiptarëve, duke deklaruar se blerja e votës u aplikua hapur nga qeveria.
Mbledhja e provave, analiza e brendshme dhe më pas zbatimi i statutit. Këto janë tre hapat që Sali Berisha së bashku me aleatët e tij do të marrin pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit.
Gjatë mbledhjes së kryesisë, ish-kryeministri vijon të refuzojë rezultatin e zgjedhjeve duke hedhur akuza ndaj mazhorancës.
Sulmet e Berishës vijuan edhe më tej duke u shprehur se militantë të PS kanë korruptuar operatorët e KQZ për të manipuluar rezultatet edhe në bashkitë ku votimi u bë në mënyrë elektronike.
Ndonëse nuk u mor asnjë vendim gjatë mbledhjes së të martës antarët e kryesisë për mediat kishin disa opinione
Statuti parashikon mocionin e besimit per krytarin ne rast se humb zjedhjet lokale deri tani dicka e tille nuk eshte diskutauar.