Shefi organizativ i PD dhe koordinatori për Tiranën i kësaj partie, Klevis Balliu, ka dhënë një intervistë për median greke, ku ka theksuar  situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në të cilën sipas tij ndodhet vendi.

Ai theksoi se kjo situatë është dramatike për shkak të arsyeve madhore si: korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, bashkëpunimi i provuar i kësaj qeverie dhe eksponentëve të saj me krimin e organizuar, gjë që ka sjellë pasoja të rënda shkatërruese të proceseve zgjedhore.

“Këto nuk janë akuza të cilat thjeshtë i artikulon opozita shqiptare. Dokumente të rëndësishme të Departamentit të Shtetit dhe te BE e kanë vënë theksin në mënyrë të qartë tek korrupsioni i shtrirë në të gjitha nivelet e qeverisjes. Balliu theksoi se një provë e qartë e kësaj të fundit, është fakti që shqiptarët paguajnë 80.000 euro në ditë për një incenerator që nuk ekziston. Aktorët kryesorë të kësaj afere është kryebashkiaku Erion Veliaj dhe sigurisht kryeministri Rama”, tha ai.

Balliu theksoi se ka një arsye mbi të gjitha arsyet, që krimi i organizuar dhe korrupsioni gëlojnë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights