Festim Bexhdili, një nga të arrestuarit për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës, i dënuar me burgim të përjetshëm, po vijon betejën me drejtësinë.


Bexhdili kërkon prishjen e vendimit të dënimit për rrëmbim me pasojë vdekjen dhe më pas zhdukjen e kufomës së Prengës.


SPAK, thotë se nga kamerat e sigurisë në ambientet e resortit në pronësi të Altin Hajrit, Bexhdili ka pastruar vendin e krimit, vendin ku do groposej trupi, si dhe ka gjetur rroba të pastra për autorët që bënë rrëmbimin.

Gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën e Posaçme, Festim Bexhdili nuk shfaqi asnjë pendesë përgjatë gjykimit në Gjykatën e Posaçme, teksa SPAK dyshon se ai e di ku është fshehur trupi i pajetë i Jan Prengës, nuk pranoi kurrë të rrëfehet.

Bexhdili akuzohet për rrëmbim dhe zhdukje personi duke i shkaktuar vdekjen, fshehje dhe asgjësim kufome, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal ndërsa dënimin do e kryejë në një burg të sigurisë së lartë.

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, po rata mund të susin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Festim Bexhdili ishte kopshtar i resortit “Golden” në Shijakut, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i Jan Prengës.

SPAK administroi orë të tëra pamje filmike nga kamerat e resortit, të cilat konfimuan lëvizjet e personave të përfshirë në ngjarje. Në këto pamje shfaqen rrëmbyesit, Hajri dhe Bexhdili duke fshehur provat, pistoleta apo fenelina policie. Ndërkohë që trupi i Jan Prenges ndodhej në tokë për më shumë se gjashtë orë më radhë pa lëvizur, që sipas SPAK konfirmon se ai kishte ndërruar jetë.
https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights