Specialistët
për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. P., 31 vjeç, banues në Tiranë,
pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të
dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


 Po ashtu në
pranga ra edhe E. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik
dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuara
narkotike kokainë dhe kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës
materiale.

 Edhe
shtetasi F. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar pasi gjatë
kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi
lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës
materiale.

 Specialistët
për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A.
L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e
Policisë i gjetën një mjet prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës
materiale.

 Specialistët
për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B.
M., 35 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët
e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– S. L., 50
vjeç, banues në Kamzë, pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me
motomjetin me drejtues shtetasin P. D., 27 vjeç. Si pasojë është dëmtuar
drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– A. Ç., 23
vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

– I. V., 29
vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen
R. R., 23 vjeçe, banuese në Sarandë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut
për jetën.

Materialet i
kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights