Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Fr 770x428

Futbolli shqiptar humbi të dielën një prej emrave më të mëdhenj të tij, Sefedin Brahon. Ish-futbollisti legjendar i Kombëtares, Luftëtarit dhe Partizanit, u përcoll për në banesën e fundit në një ceremoni homazhesh që u mbajt në Pallatin e Sportit në Gjirokastër. Nga ora 13:00 deri në 15:00, familjarët, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të FSHF-së, sportdashës dhe banorë të qytetit të gurit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej ikonave të futbollit shqiptar.

Braho, i njohur me nofkën “shigjeta” për shpejtësinë dhe elegancën e tij në fushë, u nda nga jeta pas disa komplikacioneve shëndetësore. Ai ishte një figurë që spikati në vitet ’70-’80 si një nga lojtarët më të talentuar të kohës. Gjatë karrierës së tij, ai shkëlqeu me ekipet e Partizanit dhe Luftëtarit, ndërsa me Kombëtaren kuqezi zhvilloi 9 ndeshje dhe shënoi një gol, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights