if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Auto kulla1728030838

Pas shumë vonesash ka rinisur puna për ndërtimin e Kullës “Jeddah” në Arabinë Saudite, e cila kur të përfundojë, do të jetë ndërtesa më e lartë në botë me mbi 1000 metra lartësi.

Fillimisht e quajtur Kingdom Tower, projekti filloi në vitin 2013, por hasi në vështirësi të konsiderueshme, duke përfshirë arrestimin e kontraktorit kryesor gjatë një operacioni kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit, por edhe pandeminë e COVID-19. Aktualisht, rreth një e treta e strukturës së kullës është përfunduar dhe janë ndërtuar 63 nga 157 kate që janë parashikuar.

Ndërtimi është pjesë e një projekti më të gjerë zhvillimi ekonomik prej 20 miliardë dollarësh pranë Detit të Kuq, i cili synon diversifikimin e ekonomisë së Arabisë Saudite në kuadër të iniciativës “Vision 2030” të ndërmarrë nga Princi i Kurorës Mohammad bin Salman.

Kulla do të kalojë në lartësi Burj Khalifa-n në Dubai dhe do të ketë observatorin më të madh publik në botë. Ajo është projektuar nga “Adrian Smith & Gordon Gill Architecture”, me një formë unike tre-petalëshe që rrit hapësirën e banueshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights