2 persona janë
 vënë në pranga  pasi po transportonin me furgon 10 emigrantë
nga vendet e treta, kundrejt pagesave 300-1000 euro/person.


Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të
Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bazë të informacioneve të siguruara
nga inteligjenca informative, për një tjetër rast të transportimit të
kundërligjshëm të emigrantëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin
policor të koduar “Midnight 13”, si rezultat i të cilit u arrestuan në
flagrancë shtetasit T. M., 34 vjeç dhe A. P., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.

Dy shtetasit e mësipërm u kapën në flagrancë
nga shërbimet e Policisë, në unazën e qytetit të Korçës, pranë vendit të
quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”, teksa po transportonin me një automjet (furgon),
me drejtues shtetasin T. M. dhe pasagjer shtetasin A. P., kundrejt pagesave
300-1000 euro/person, 10 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin ilegal
të kufirit, me destinacion final shtetet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan
furgoni, dy celularë dhe një vlerë monetare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë
pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për
veprime të mëtejshme.

 

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights