Në një kohë që Shqipëria pret çeljen e negociatave për grupkapitujt e parë, PD ka ndërmarrë një aksionin që e quan të “mosbindjes civile”. E selitë diplomatike të BE dhe SHBA-së në Tiranë e cilësuan të papranueshme atë që ndodhi në parlament në seancën e 30 shtatorit 2024 dhe kërkojnë dialog mes palëve.
Nga i njëjti oborr ku një ditë më parë morën flakë karriget e deputetëve, erdhi edhe reagimi i parë ndërkombëtar. Para fjalës në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare te Nismës së Evropës Qendrore, që u mbajt pikërisht në sallën që të hënën pa aktet e paprecedentra, ambasadori i BE, Silvio Gonzato e cilësoi të papranueshme gjithçka ndodhi, ndërsa palëve u kërkoi të ulen në dialog dhe të shmangin përshkallëzimin.
I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ambasadës Amerikane e cila shprehu shqetësim për forcën e përdorur në parlamentin e një vendi demokratik.Në reagimin e saj SHBA thotë se do të vazhdojë të mbështesë diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese për negociatat dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.