Irani pretendoi   se e ka
krijuar një raketë hipersonike të aftë për t’i mposhtur mbrojtjet ajrore dhe që
udhëton me shpejtësi 15 herë më të madhe se shpejtësia e zërit. Prezantimi i
kësaj rakete vjen në një kohë tensionesh me SHBA-në.


Raketa e re – e quajtur Fattah, ose
“pushtuesi” në gjuhën shqipe – u prezantua në të njëjtën ditë kur Irani tha se
do t’i rihapte zyrat diplomatike në Arabinë Saudite, pasa disa viteve konflikt
me Riadin zyrtar.

Segmenti i publikuar në televizionin shtetëror
iranian raportohet se synonte të tregonte se qeveria e Teheranit mund të
përdorë armë kundër armiqve të saj në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme.

“Sot ne ndjejmë se është formuar fuqi
parandaluese”, tha presidenti iranian, Ebrahim Raisi, gjatë eventit. “Kjo fuqi
është një garanci e sigurisë dhe paqes së qëndrueshme për vendet e rajonit”.

 

Gjenerali Amir Ali Hajizadeh, kreu i programit
të hapësirës ajrore të Gardës Revolucionare paraushtarake, e prezantoi atë që
dukej të ishte një model i kësaj rakete. Hajizadeh pretendoi se raketa kishte
një rreze veprimi deri në 1,400 kilometra.

Kjo nënkupton se kjo raketë i takon gamës së
mesme të arsenalit të raketave balistike të Iranit, të cilin Irani e ka
ndërtuar gjatë viteve pasi sanksionet perëndimore kryesisht e pengojnë atë të
ketë qasje në armatim të avancuar.

“Nuk ekziston asnjë sistem që mund ta
rivalizojë ose kundërshtojë këtë raketë”, pohoi Hajizadeh.

Ky pretendim, megjithatë, varet nga sa e
manovrueshme është raketa. Raketat balistike fluturojnë në një trajektore në të
cilën sistemet mbrojtëse si Patriot e SHBA-së mund ta parashikojnë rrugën e
tyre dhe t’i ndalin ato.
 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights