Capture 563 736x450

Tina Joris , e bija e turistit belg ,72 vjeçarit Mark Joris së bashku me dhjetra pjestarë të stafit të ADZM ,Elbasan dhe grupin e shpëtimit  të Federatës  Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor prej ditës  së djeshme po zhvillojnë operacione kërkimi të përbashkëta  në parkun Kombëtar të Shebenikut  dhe jo vetëm pasi këtë të Premte u përcaktuan edhe shtigjet ku mendohet se mund të ketë kaluar turisti belg.Ndërkohë prej 36 orësh po bëhen kërkimi intensive përgjatë gjithë vijës kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Fatmir Brazhda, Drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Elbasan  ka instruktuar stafin e tij për të gjurmuar dhe kontrolluar çdo shteg afër kufirimit me Maqedoninë e Veriut që fillon në  Peshkopi për të vijuar me Librazhdin deri në Pikën Kufitare të Qafë Thanës ku nga verifikimi në sistemin Tims nuk rezulton të ketë dalje për në shtetin fqinj të shtetasit belg Mark Joris, 72 vjeç. Në oeracionin e kërkimit janë edhe efektivë të  Komisariatit të Policisë së Librazhdit janë mobilizuar disa grupe kontrolli  me dron përgjatë kufirit Shqipëri-Maqedoni e Veriut .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights