Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila la në fuqi dënimin me 1 vit burg të dhënë nga Shkalla e Parë për akuzën e shpifjes në lidhje me dosjen “Babale”. Ai shprehu vendosmërinë e tij për të vazhduar fushatën edhe nga brenda mureve të burgut.

Salianji e konsideroi si vendim politik, duke nënvizuar se e gjitha është orkestruar nga Partia Socialiste, për të cilën nuk i kurseu akuzat.

Salianji u dënua nga Shkalla e Parë për kallëzim të rremë lidhur me përgjimet e bëra në maj të vitit 2018. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte një inskenim dhe shpalli fajtorë edhe katër të pandehurit e tjerë: Fredi Alizoti, Albert Veliun dhe Jetmir Olldashin, për të cilët Apeli la në fuqi vendimet e mëparshme.

Salianji duket se ka ndërmend të vazhdojë aktivitetin e tij politik, pavarësisht pengesave ligjore, dhe premton të jetë aktiv në fushatën e ardhshme, duke e shndërruar dënimin e tij në një simbol të angazhimit për çështjet politike në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights