Interi përballet sonte me Lazion dhe në fushë mund të jenë edhe shqiptarët Kristjan Asllani e Elseid Hysaj.
Mesfushori i zikaltërve ka folur për kanalin e Serie A:
“Kur ai erdhi te Empoli, gjithashtu erdha edhe unë. Unë isha 7 vjeç dhe ai ishte 15.
Është gjithmonë kënaqësi kur luajmë kundër njëri-tjetrit.
Ne gjithnjë kemi ndërruar fanellat. Është shok me mua.
Kundër Lazios do të jetë e vështirë, pasi janë një ekip shumë i fortë.
Duhet ta përgatisim mirë dhe të imponojmë lojën tonë.
Duhet të bëjmë gjërat që na kërkon trajneri dhe të marrim tre pikët në shtëpi”
https://www.facebook.com/blueledED/