Zbardhet dinamika e atentatit ndaj dy policëve në Vlorë.
Duke iu referuar burimeve nga policia se dy policët janë qëlluar me armë kur po udhëtonin me një makinë private fuoristradë tip “Audi” teksa paralel i është afruar një makinë tip “Volkswagen”.
Nga ky mjet një person ka nxjerrë armën nga xhami dhe ka qëlluar në drejtim të dy policëve, por fatmirësisht të dy i kanë shpëtuar plumbave.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 5 gëzhoja.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Një atentat me armë zjarri iu bë mbrëmjen e sotme ndaj dy policëve Narko Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani, njëri efektiv i Komisariatit të Vlorës tjetri i Sarandës.
Fatmirësisht asnjë nga efektivët nuk ka marrë plagë në trup.
https://www.facebook.com/blueledED/