Një bandë
kriminale e përbërë nga shqiptarë krijoi një rrjet të sofistikuar të rritjes së
kanabisit prej 1.6 milion paund në një ndërtesë pak metra larg Gjykatës së
Kurorës Carlisle në Londër.Sipas mediave vendase, rrjeti i rritjes në ‘shkallë
industriale’, i kompletuar me sisteme profesionale ndriçimi dhe ujitjeje, bëhej
në një ish-klub nate dhe mundësohej nga energjia elektrike e vjedhur me vlerë
11,000 £ në ditë.

 

 

Katër
shqiptarë janë kapur në Britaninë e Madhe pasi në banesën e tyre kishin krijuar
një “shtëpi bari”.

Sipas
mediave britanike, katër shqiptarët me kultivimin e kananbisit i kishin
shkaktuar shtetit një dëm prej 11 mijë £ në ditë duke vjedhur energjinë
elektrike.

I gjithë
sistemi i kultivimit përfshinte mjete profesionale ndriccimi dhe ujitjeje
ndërsa vlera e kanabisit arrinte deri në 1.6 milion £ me 778 rrënjë të
sekuestruara.

Para
Gjykatës së Kurorës u shpallën fajtorë:

29-vjeçari
Nikolin Progni, 42-vjeçari Klaudio Lekndreaj, 28-vjeçari Klaurent Lena dhe
22-vjeçari Andrea Vukaj.

Në të gjithë
ambjentin e ndërtesës, brenda dhe jashtë saj u vu re një sistem kamerash. Gjatë
operacionit policia pa se një pjesë e dhomave ishin në errësirë ndërsa të
tjerat ishin përshtatur për kultivim. Në muret e tyre shqiptarët kishin varur
dhe ccarccafë për të reflektuar më mirë dritën e llampave.


pandehurit kishin përshtatur dhoma banimi, me shtretër, një tavolinë dhe
garderobë; si dhe një kuzhinë.

Në momentin
e arrestimit, ata po gatuan makarona, njoftoi policia britanike.

Kishte
gjithashtu filtra karboni, dhe një furnizim të bollshëm të lëndëve ushqyese për
rritjen e fidanëve. Pjesë të tjera të ndërtesës iu dedikuan pajisjeve të
paketimit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights