Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Pas vendimit të qeverisë për të ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, ambasadës së këtij vendi në Tiranë i është dhënë një afat 24 orë për t’u larguar nga Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë për mediat se “Këshilli i Ministrave ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranin.

Ky vendim i është bër e ditur me notë zyrtare ambasadës së Iranit të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatic dhe tekniko- administrativ, përfshirë edhe personelin e sigurisë”.

Sipas tij; “Kjo masë ekstreme aspak e dëshiruar por krejtësisht e detyruar është në proporcion të drejtë me seriozitetin dhe rrezikshmërinë e sulmit kibernetik i cili rrezikoi paralizimin e shërbimeve publike, fshirjen e sistemeve dhe grabitjen e të dhënave shtetërore, vjedhjen e komunikimeve elektronike brenda sistemit qeveritar dhe nxitjen e pasurisë dhe kaosit në vendin tonë”

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights