📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
D5rah0 anmer hall anmer norfolk

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi dyshohet se kanë hyrë me forcë në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk. Ngjarja shkaktoi një alarm të madh sigurie, ndërsa policia britanike nisi një operacion të gjerë kërkimi me qen, dronë dhe helikopterë.

Sipas gazetës britanike “The Sun”, dy të arrestuarit dyshohet se janë grabitës që kanë shënjestruar rastësisht banesën, pa e ditur se ajo i përkiste çiftit mbretëror. Megjithatë, autoritetet po kryejnë verifikime të hollësishme për të kaluarën e tyre, për të përjashtuar mundësinë që hyrja në pronë të ketë pasur një motiv tjetër.

Ngjarja ndodhi pak para orës 18:00 të së hënës, kur Princ William, Princesha Kate dhe fëmijët e tyre nuk ndodheshin në rezidencë. Në atë moment, Mbreti Charles qëndronte në Sandringham House, rreth pesë kilometra larg, ndërsa Andrew Mountbatten-Windsor ndodhej në banesën e tij, në një pjesë tjetër të pronës mbretërore.

Sipas raportimeve, dy shqiptarët e maskuar aktivizuan sistemet e sigurisë së rezidencës, të cilat përfshijnë kamera vëzhgimi, teknologji lazer dhe sensorë lëvizjeje, përpara se të largoheshin. Policia nisi menjëherë kërkimet në zonë, duke angazhuar qen gjurmues dhe dronë. Një helikopter i Shërbimit Kombëtar të Policisë Ajrore, i pajisur me kamera termike për zbulimin e nxehtësisë, u nis nga Nottingham dhe qëndroi për rreth dy orë mbi pronë.

Të dyshuarit u arrestuan brenda territorit të pronës mbretërore, nën dyshimin për vjedhje me thyerje dhe hyrje të paautorizuar. Ata vijojnë të mbahen në paraburgim. Policia dhe Pallati Kensington nuk kanë bërë të ditur nëse nga banesa është marrë ndonjë send.

Njëri prej grabitësve kishte paraqitur më parë një kërkesë për azil në Britani, por statusi i tij tashmë kishte skaduar. Ndërsa për statusin e qëndrimit të personit të dytë nuk ka ende informacion të qartë.

Pas arrestimeve, kontrollet në pronë vijuan për shkak të dyshimeve se një person i tretë mund të kishte arritur të largohej pa u kapur. Në operacion u përfshinë edhe oficerë të shumtë policie dhe ekspertë kriminalistikë, të cilët kontrolluan ambientet përreth rezidencës, përfshirë shkurret dhe zonat e gjelbra.

Anmer Hall është një rezidencë me dhjetë dhoma gjumi, e ndërtuar në vitin 1802. Ajo iu dhurua Princit William dhe Princeshës Kate nga Mbretëresha Elizabeth II si dhuratë martese. Edhe pse çifti jeton tashmë në Windsor, banesa në Norfolk vazhdon të përdoret si rezidencë familjare gjatë verës dhe pushimeve shkollore. Aty ata qëndruan edhe gjatë pandemisë së Covid-19, ndërsa Princesha Kate e ka përdorur pronën dhe ambientet e saj natyrore gjatë periudhës së rikuperimit nga kanceri.

Banorët e zonës janë shprehur të tronditur nga ngjarja, duke thënë se lagjja është shumë e qetë dhe se nuk kanë pasur probleme të ngjashme gjatë viteve të fundit. Disa prej tyre shpresojnë që incidenti të mos e bëjë çiftin mbretëror të heqë dorë nga qëndrimet në këtë rezidencë.

Pas ngjarjes, janë ngritur edhe pikëpyetje për nivelin e sigurisë në pronë. Dai Davies, ish-drejtues i njësisë së policisë përgjegjëse për mbrojtjen e familjes mbretërore në Londër, tha se duhet të sqarohet pse Anmer Hall nuk ruhej gjatë gjithë kohës.

Ndërsa ish-inspektori i policisë metropolitane, Mick Neville, deklaroi se dy shqiptarët mund të kenë kërkuar një banesë të madhe për ta grabitur gjatë natës. Megjithatë, ai paralajmëroi se policia nuk duhet ta konsiderojë automatikisht rastin si një vepër të zakonshme kriminale, pa verifikuar më parë identitetin dhe qëllimet e të dyshuarve. Ai ngriti edhe mundësinë, pa paraqitur prova, që pas ngjarjes të fshihej një motiv më i rëndë, si vendosja e pajisjeve përgjuese apo e një bombe në rezidencë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights