📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 4 12 1024x641

Tirana do të mirëpresë sot dhe nesër konferencën e dytë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor. Ky organizim do të bëjë bashkë mbi 600 investitorë nga Evropa dhe rajoni, figura politikës evropiane dhe ekonomisë.

Pas suksesit të edicionit të parë, forumi rikthehet në Tiranë me synimin për të nxitur investime të reja, për të forcuar partneritetet strategjike dhe për të krijuar mundësi konkrete bashkëpunimi mes bizneseve europiane dhe atyre të rajonit.

Punimet e forumit do të nisin në orën 09:15. Në qendër të diskutimeve do të jenë sektorët me potencial të lartë zhvillimi, si energjia, infrastruktura, transporti dhe ndërlidhja rajonale, turizmi, teknologjia dhe kapitali njerëzor.

Në mesin e figurave të njohura që do të marrin pjesë në forum janë ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, si dhe ish-kryeministrat italianë Massimo D’Alema dhe Enrico Letta.

Përmes paneleve të nivelit të lartë, takimeve të drejtpërdrejta mes bizneseve (B2B) dhe sesioneve të posaçme për krijimin e partneriteteve, forumi synon të shndërrojë potencialin ekonomik të Ballkanit Perëndimor në projekte dhe mundësi konkrete investimi.

Forumi do të përmbyllet më 26 nëntor me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights