📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1795521057 taulantballa

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur sot se “ligji i financimit të partive politike, do të votohet më datë 21 dhjetor”.

Në një komunikim me mediet, Balla iu përgjigj interesimit të gazetarëve lidhur me Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, mandati i të cilit mbaron në 30 nëntor.

Balla shprehu bindjen se koha është e mjaftueshme që deri në përfundim të këtij sesioni, që është data 21 dhjetor, të jetë miratuar edhe ligji i financimit të partive.

Sipas tij, “për ligjin e financimit të partive politike, nuk ka njëanshmëri, sepse në nivel ekspertësh ka dakordësi”. “Nëse eksperti i Komisionit të Venecias do të ketë rekomandimet e veta, besoj që, bashkarisht do ishte mirë të adresohen ato dhe të depozitohet drafti i ligjit, brenda afatit të komisionit, pra brenda datës 30 nëntor”, shtoi Balla.

“Dëshira jonë është që të mos shkojmë kurrë në mënyrë të njëanshme, por janë disa afate. Ligji i partive politike, duhet të miratohet brenda 31 dhjetorit të këtij viti. Është detyrim. Shqipëria duhet t’i përmbahet afateve të përcaktuara nga Komisioni Europian në rrugën e përafrimit të legjislacionit, pra në rrugën tonë të përmbushjes së kritereve të anëtarësimit”, tha Balla.

Balla theksoi se palët janë dakordësuar 6 muaj më parë që 30 nëntori do të jetë afati i fundit dhe historia e shtyrjeve të afateve duhet të marrë fund.

I pyetur mbi kundërshtimet e PD-së për votimin dhe identifikimin elektronik, Balla u shpreh se votimi elektronik është aplikuar në tre palë zgjedhje, në vitin 2021, 2023 dhe 2025.

“Eksperienca e bashkive Elbasan, Kamëz, Vorë, apo Njësia 10 në Tiranë, ka treguar që ka qenë një eksperiencë tejet pozitive. Nuk ka gjë më të bukur që, sapo mbyllen qendrat e votimit, sapo mbyllet procesi, del edhe rezultati. E kam dëgjuar, drejtuesin e Partisë Demokratike që thotë: “Jam kundër.” Po e njëjta parti ka qenë ajo që ka qenë pro”, u shpreh Balla.

Balla theksoi se PS e mbështet plotësisht votimin dhe numërimin elektronik.

“Personalisht mendoj që shqiptarët meritojnë, si të gjitha vendet e tjera, nxjerrjen e rezultatit brenda natës së ditës së votimeve. Dhe për këtë, zgjidhja më e mirë do të ishte numërimi në qendrën e votimit”,

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights