📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Gjykata berat 765x420 1 696x382

Gjykata e Beratit me kërkesë të prokurorisë, sekuestroi pasuritë e shtetasit D.L., dhe personat e lidhur me të, i dyshuar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas prokurorisë, nga hetimet rezultoi se shtetasi D.L., është përfshirë në veprimtari kriminale jashtë shtetit e kryesisht në Spanjë dhe Greqi në aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike për të cilën ky shtetas është hetuar (dënuar) nga autoritetet e drejtësisë së këtyre shteteve, për konsumimin e veprës penale të “Trafikimit të Lëndëve Narkotike”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat dyshon se me të ardhurat e siguruara nga veprimtaria kriminale, ky shtetas ka investuar në Shqipëri në qytetin e Poliçanit ku jeton, me blerjen e objekteve dyqane, apartamente për vete dhe familjarët si dhe në blerjen e mjeteve të markave të ndryshme. Ai disponon gjithashtu edhe aktivitete private kryesisht në fushën e tregtisë ushqimore, ”Bar-Kafe”, ‘Ushqim i shpejtë”, etj.

Prokuroria njoftoi se shtetasi D.L. ndodhet në Spanjë që nga viti 2017, ku në bazë të informacioneve rezulton i ndaluar nga organet e drejtësisë Spanjolle për veprën penale  Trafikimit të Lëndëve Narkotike.” Nga Analiza Financiare për periudhën 2005 – 2016 rezulton se të ardhurat dhe burimet financiare të dokumentuara të D. L. dhe familjarëve të tij nuk rezulton mjaftueshëm për të mbuluar përdorimet financiare të evidentuara.

Sa më sipër, duke qenë se shtetasit D.L. ka kryer veprimtari kriminale në kundërshtim me ligjin dhe vendosja e sekuestros për pasurive të paluajtshme është e domosdoshme, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, u sekuestruan pasuritë e shtetasit D.L. dhe familjarëve të tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights