📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 11 21

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, tha sot se Partia Socialiste do të fitojë sërish bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 9 majit.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste të Tiranës, Rama pranoi se mungesa e kryebashkiakut përbën një problem për ecurinë e qeverisjes vendore, ndërsa theksoi se situata do të marrë zgjidhje me fitoren e socialistëve.

Rama tha se Partia Socialiste mbetet alternativa më e mirë politike për vendin, pavarësisht të metave, dobësive dhe gabimeve që mund të ketë pasur gjatë viteve të qeverisjes.

“E dimë të gjithë që mungesa e kryebashkiakut është një problem shumë planësh për ecurinë e punëve të qeverisjes vendore, të cilin ne do ta zgjidhim vetëm në 9 maj me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Europës. Dhe ne do ta fitojmë përsëri Tiranën sepse pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve apo edhe fajeve tona, në gjatësinë e një të përpjete të vështirë sa 13 vjet përpjekje të mundimshme, Partia Socialiste nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative në një hapësirë politike, ku alternativat e tjera janë jo vetëm shumë më të dobëta, po janë seriozisht të rrezikshme për të nesërmen e vendit. Pas çdonjërës prej tyre vjen kaosi, vjen konfuzioni, vjen paqëndrueshmëria që e kërcënon sot Shqipërinë si një hije që tanimë është e dukshme për këdo që ka sy të shikojë”, tha ai.

Në vijim, kryeministri u shpreh se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që mund të çojë përpara procesin e integrimit europian, fuqizimin ekonomik dhe diplomatik të vendit.

“Partia Socialiste është partia që do ta fitojë Tiranën dhe Shqipërinë sepse është thjesht rruga e vetme nga kalon amaneti kombëtar i bashkimit me Europën, fuqizimi ekonomik, shoqëror dhe diplomatik i Shqipërisë, në këtë kohë kaq të ndërlikuar për botën dhe për vetë Europën, ku edhe Shqipëria jonë e vogël, pikërisht pse është bërë shumë e madhe në perceptimin e tjerëve, është bërë dhe arenë e luftës hibride kundër Bashkimit Europian, kundër përparimit tonë kombëtar dhe kundër reputacionit tonë të rritur ndërkombëtar”, tha Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights