📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
1INSTAT 696x464

mbasadorja e Zvicrës në Tiranë, Siri Walt nënshkroi një marrëveshje me drejtoreshën e INSTAT-it, Lantona Sado, dhe përfaqësuesin e Zyrës Federale Zvicerane të Statistikës (FSO), ambasadorin Benjamin Rothen, për të mundësuar një bashkëpunim që do të përmirësojë statistikat rajonale dhe bashkiake për Shqipërinë.

Në nënshkrimin e marrëveshjes trilaterale, ambasadorja zvicerane Siri Walt tha se “statistikat e besueshme janë të nevojshme për një qeverisje të mirë dhe për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes u zhvillua aktiviteti “Nga të dhënat te vendimet: Mjetet digjitale të INSTAT”, i cili nxori në pah arritjet kryesore në modernizimin e sistemit statistikor të Shqipërisë dhe përdorimin në rritje të zgjidhjeve digjitale për të mbështetur vendimmarrjen publike.

Ky aktivitet bashkoi institucionet qendrore dhe vendore të qeverisë, akademinë, partnerët e zhvillimit, shoqërinë civile dhe mediat për të eksploruar se si informacioni i integruar statistikor dhe gjeohapësinor mund të kontribuojë në planifikim më efektiv, zhvillim territorial dhe ofrim të shërbimeve publike.

Ekspertët nga INSTAT prezantuan një gamë platformash digjitale inovative, duke përfshirë Panelin e Bashkive, WebGIS, Qendrën e Gjeodatave dhe Regjistrin Statistikor të Ndërtesave dhe Banesave të Shqipërisë (ASBDR).

Këto mjete u ofrojnë përdoruesve qasje më të lehtë në të dhëna të besueshme dhe të referuara gjeografikisht, duke ndihmuar në transformimin e informacionit në njohuri praktike për hartimin e politikave dhe planifikimin e zhvillimit.

Një fokus kryesor ishte prezantimi i Regjistrit Statistikor të Ndërtesave dhe Banesave të Shqipërisë (ASBDR), një infrastrukturë kombëtare strategjike që lidh ndërtesat, banesat, popullsinë dhe informacionin gjeografik përmes identifikuesve unikë dhe koordinatave gjeohapësinore.

Duke hapur ngjarjen, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT-it, theksoi se: “Marrja e vendimeve në nivel vendor kërkon të dhëna që pasqyrojnë realitetet dhe nevojat e çdo rajoni. Kuptimi i dallimeve territoriale, planifikimi i shërbimeve publike, alokimi i burimeve dhe vlerësimi i politikave publike varen të gjitha nga të dhëna të përditësuara, të besueshme dhe lehtësisht të aksesueshme”.

“Arsyeja pse Zvicra ofron mbështetje për INSTAT-in është pikërisht sepse ne besojmë se të dhënat e sakta dhe të besueshme janë të rëndësishme për qeverisje të mirë. Ne e konsiderojmë një arritje vendosjen e partneritetit midis institucioneve statistikore të dy vendeve tona”, tha Sabine Piccard, Drejtoreshë e Qeverisjes në Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri.

Ambasadori Benjamin Rothen, në përfaqësim të Zyrës Federale Zvicerane të Statistikës, tha: “Partneriteti binjakëzues midis dy institucioneve tona statistikore sjell mësime të ndërsjella, shkëmbime profesionale dhe ekspertizë praktike”.

Demonstrimet e drejtpërdrejta ilustruan se si institucionet publike, bashkitë, studiuesit dhe partnerët e zhvillimit mund të përdorin mjetet digjitale për të aksesuar, vizualizuar dhe analizuar të dhënat më me efikasitet.

Që nga viti 2018, SALSTAT – një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe i zbatuar nga INSTAT në bashkëpunim me Zyrën Federale Statistikore të Zvicrës (FSO) – ka mbështetur zhvillimin e statistikave lokale dhe rajonale në të gjithë Shqipërinë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights